Inter, koha për të bërë përforcime, vijnë Sccheloto dhe Kuzmanoviç

Pas largimit të Shnajder te Galatasaraj  dhe Koutinjos te Liverpul, te Inter ka nisur era e afrimeve.Edhe pse nuk kanë arritur objektivin madhor që quhet Paulinjo, drejtuesit Zikaltër kanë nëshkruar në orët e fundit me dy lojtarë të tjerë. I pari vjenë nga Atalanta dhe quhet Sccheloto dhe i dyti vjenë nga Stuttgardi dhe quhet Kuzmanoviç. Për 23 vjeçarin e skuadrës nga Bergamo, drejtuesit e Interit kanë paguar 3.5 milion Euro për ta bërë të tyrin, ndërsa u kanë dhënë drejtuesve të Atalantas edhe gjysmën e pronësisë së kartonit. Për sa i përket Kuzmanoviç, zikaltrit kanë paguar 2 milion Euro për kartonin e tij, ndërsa vetë lojtari do të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare dhe do të përfitojë 2.2 milion Euro në sezon.