Juve rrit ofertën për sulmuesin Lopez

Sipas mediave italiane, Juventusi ka rritur ofertën për të arritur te sulmuesi i Lionit, Lisandro Lopez.Torinezët kërkojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi të thjeshtëzuar me të drejtë blerjeje për 4.5 milionë Euro. Klubi francez, akoma nuk ka dhënë sinjal për këtë ofertë, ndërkohë që tratativat me Lyonin do të qëndrojnë të hapura për të kuptuar nëse do të ketë ndryshime në këto orë të fundit të merkatos.Antonio Conte, dëshironë një lojtarë si argjentinasi, që të sjellë përmirësime në repartin e sulmit, por presidenti i Lyon, vazhdonë të kërkojë 8-9 milionë Euro për kartonin e argjentinasit.