Edhe Tottenham në garë për Lopez

Përveç Juventusit, në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas, Lisandro Lopez, është futur edhe skuadra e Tottenham.Lajmin për një kalim të mundshëm të argjentinasit në radhët e "Spërsave" e ka dhënë e përditshmja Britanike "The Sun". Kjo e fundit ka shkruar në faqen e parë të saj se sulmuesi i Lion, Lopez, që pak orë më parë ishte pranë kalimit në radhët e bardhezinjve tani është më afër skuadrës Londineze të Tottenham.Orët e fundit të merkatos pritet të jenë deçisive për të zbuluar edhe skuadrën e re për bomberin argjentinas, që gjatë kësaj merkato dimërore ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.