FSHF: Futbollisti që refuzon pa arsye ftesën e kombëtares, s’do ta ketë më këtë mundësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 17:28
Ne rast se nje futbollist nuk i pergjigjet pa arsye fteses per tu bere pjese e Ekipeve Kombetare nuk do ta kete me kete mundesi ne te ardhmen. Ky ka qenë vendimi unanim i Komitetit Ekzekutiv të Federates Shqiptare te Futbollit mbledhjen e tij te pare per vitin 2013. Ne drejtimin e Presidentit Armand Duka eshte diskutuar me ore te zgjatura problematika e punes ne FSHF jane marre ne analize raporte te punes per vitin 2012 si edhe jane marre vendime te rendesishme per punen ne vazhdim. Konkretiksht Komiteti Ekzkutiv vendosi:1. Asambleja e Zakonshme e radhes te Federates Shqiptare te Futbollit te zhvillohet ne Tirane me date 28 shkurt 2013 ora 09.00
- U miratua me shumicë votash rendi i dites se Asmablese se Federates Shqiptare te Futbollit.
- U analizua puna ne Zyrat Rajonale te FSHF-se si edhe u lane nje sere detyrash per organizimin, punen dhe zhvillimin e trajnimit dhe seleksionimin per te ardhmen.
- U paraqit nje informacion i detajuar per ecurine e punes rreth projektit per stadiumin e ri Kombetar si edhe u aprovua nje fond 200.000 euro per vazhdimin e procedurave te perbashketa me Kompanine supervizore nga Franca nepermjet te ciles do te perzgjidhet Kompania fituese.
- U raportua per punen e bere nga Sektori i Maredhenieve me Publikun dhe Median per vitin 2012 si edhe u aprovuan projektet qe do te ndiqen ne te ardhmen duke perfshire permiresimet ne faqen Website, logo e re me asistencen e UEFA-s dhe maredheniet ne rrjetet sociale.
- U diskutua ne parim raporti i Komisionit te i Rishqyrtimit te Titujve Kampion per vitet 1939-1942 dhe u la detyre qe deri ne mbledhjen e ardhshme te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se (brenda muajit shkurt 2013) te paraqitet dokumentacioni perkates i cili verteton njohjen apo mosnjohjen e tyre. Aprovimi perfundimtar i kesaj ceshtje do te jete votimi ne Asamblene e Pergjithshme te Zakonshme te FSHF-se.