Inter goditje në merkato, katër të rinjë ofrohen pranë zikaltërve

Pas disa largimeve nga skuadra, ku bie në sy ai i Shnajder te Galatasaraj dhe Koutinjos te Liverpul, drejtuesit e skuadrës së Interit kanë nisur erën e goditjeve në merkato duke shfrytëzuar në maksimum orët e fundit.  Edhe pse nuk kanë arritur objektivin madhor që quhet Paulinjo, drejtuesit Zikaltër kanë nënshkruar në orët e fundit me 4 lojtarë që edhe pse nuk konsiderohen të mëdhenjë, pritet ti shërbejnë skuadrës për të ardhmen, pasi të gjithë lojtarët e ofruar janë të një moshe relativisht të re.I pari vjen nga Atalanata dhe quhet Ezekiel Skeloto, dhe i dyti vjen nga Stuttgardi dhe quhet Kuzmanoviç. Për 23 vjeçarin e skuadrës nga Bergamo drejtuesit e Interit kane paguar 3.5 milion Euro për ta bërë të tyrin ndërsa u kanë dhënë drejtuesve të Atalantas edhe gjysmën e pronësisë së kartonit të Livajes. Për sa i përket Kuzmanoviç, zikaltrit kanë paguar 2 milion Euro për kartonin e tij, ndërsa vetë lojtari do të nënshkruaj një kontratë 3 vjeçare dhe do të përfitoje 2.2 milion Euro në sezon. Përveç këtyre dy blerjeve, drejtuesit e skuadrës milaneze kanë siguruar në këto orë të fundit të merkatos edhe dy talente të rinjë që pritet të jenë e ardhmja e kësaj skuadre. Diego Laksalt vjen nga Uruguaj dhe është i ditëlindjes 1993, ndërsa talenti i tjetër Mateo Kovaçiç vjen nga Kroacia dhe është i ditëlindjes 1994. Ky i fundit konsiderohet si një nga blerjet më të goditura të skuadrës së Interit në këtë merkato dimërore. Kovaçiç që flitet se është një nga talentet më të mëdhenjë të futbollit Kroat, u ka kushtur drejtuesve të Interit plotë 15 milion Euro.  Sipas “La Gazeta Dello Sport”, thuhet se Kovaçiç do të ketë një  detyrë të rëndë, pasi për regjisorin, interistet kanë rezervuar fanellën me numër  10, e cila më parë është mbajtur nga hollandezi Wesley Sneijder i larguar për te Galatasaray.Trajneri Andrea Stramaccioni është i bindur për ti dhënë çelësat e mesfushës talentit 18-vjeçar të blerë nga Dinamo Zagreb, i cili në vendlindjen e tij shikohet si një prej lojtarëve me më shumë të ardhme.