Ikën Balotelli, vjen Villa, kjo është strategjia e drejtuesve të Manchester City

Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik "The Mirror", Manchester City, pasi shiti Mario Balotellin te Milan, po kërkonë një tjetër emër të madh për repartin e sulmit. Kërkesa është bërë nga vetë trajneri Roberto Mançini, pavarësisht kohës së limituar që ka mbetur deri në mbylljen zyrtare të merkatos së Janarit. (merkatoja e Janarit mbyllet nesër)Drejtuesit e Kampionëve në fuqi të Premier League-s, kanë gati një ofertë prej 15 milionë sterlinash, për sulmuesin e Barcelonës, David Villa, i cili kërkohet edhe nga Arsene Wenger. Në Angli e bëjnë fakt të kryer transferimin e sulmuesit Iberik në radhët e qytetarve por duhet pritur deri sa vetë klubet të bëjnë zyrtare arritjen e marrveshjes në faqet zyrtare të tyre.Sulmuesi spanjoll,  nuk po gjenë dot hapësira në ekipin e Tito Vilanovas dhe një largim i tij nuk është i pamundur. Po a do të jetë ai zëvëndësuesi i Balotellit te City? Kjo Mbetet për tu parë pasi drejtuesit e Sitit duhet të përshpejtojnë tratativat pasi nuk kanë edhe shumë kohë në dispozicion, për të bërë edhe ata goditjen e madhe të kësaj merkato.