Balotelli flet si milanist, dua shumë trofe me Milanin

Baloteli është rikthyer jo vetëm në Itali por edhe në Milanon e tij të preferuar. Ish lojtari i Manchester Sitit, dje është pritur si Mbret nga tifozët kuq e zi, të cilët kishin dalë në aeroport për të pritur blerjen më të re të skuadrës së Milan. Me të arritur në Itali, Mario Balotelit i është dhënë fanela e Milanit në aeroport si dhe i është vendosur një shall duke u bërë kuqezi që nga ky moment.Kampionati Italian, ka rigjetur tashmë djaloshin e larguar për te Manchester City, pas tripletës së fituar me Inter. Supermario, i cili qëndroi në qendër të vëmendjes për sa kohë luajti në kampionatin Anglez, tashmë është rikthyer për të bërë bujë në një nga skuadrat më të mëdha në Itali.Rikthimi në Atdhe për te skuadra e Milan, pritet të ndryshojë jo vetëm sjelljen e lojtarit që gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes por edhe ta shndërrojë këtë të fundit në një nga lojtarët më të rëndësishëm ndërkombtarë. Në deklaratën e tij të parë si një lojtarë i Milan, Baloteli ka theksuar se: "Jam i lumtur që u riktheva në Milano dhe që mbi të gjitha do të luaj për një nga skuadrat më të mëdha jo veteëm në Itali por edhe në arenën ndërkombëtare. Pranova të bëhem pjesë e kësaj skuadre pasi ata kanë një projekt ambicioz për të ardhmen dhe sepse dua të fitojë shumë trofe me këtë skuadër. Që kur isha fëmijë, kam bërë tifo për këtë skuadër prandaj jam i lumtur që ndodhem këtu për të luajtur me fanellën që gjithmonë kam ëndërruar.  Te Milan "Djalli i ri", do ti jepet menjëherë fanella me numër 45,  numër të cilin supermario e ka veshur si me Interin ashtu edhe me City-n. Ndërsa debutimi i tij me fanellen kuq e zi pritet  të jetë të Dielën në ndeshjen që Milan do të zhvillojë ndaj Udinezes.