Premier League java e 24-të

Ashtu si në fundjavë, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë në kupën e Anglisë, futbolli Britanik, ka dhuruar të tjera emocione dhe rezultate zurprizë edhe në javën e 24 të Premier Ligës. Rezultati më surprizë në ndeshjet e para të kësaj jave, ka qenë ai i Manchester Sitit. Kampionët e Anglisë në fuqi, nuk e kanë shfrytëzuar në mënyren e duhur rastin për ta parë veten 3 pikë pas kryesuesve. Të besuarit e teknikut Mançini, kanë barazuar me rrjeta të paprekura në transfertë kundër skuadrës së Kuins Park Renxhers.Pa gola ka përfunduar edhe takimi mes Sanderlend dhe Suanse, ndërsa Aston Villa është mposhtur në fushën e vetë nga Njukasell, me rezultatin 2-1.Në takimin tjetër të javës së 24, që luajtë mbrëmë, Stoke Sity ka barazuar në shtëpi kundër Uigan me rezultatin 2-2.Ndërsa sot do të luhen edhe takimet e tjera të Premier Ligës, ku spikat më së shumti supërsfida mes Arsenal dhe Liverpul. Përveç kësaj superpërballje, në javën e 24 të Premier Ligës do të kemi edhe këto takime:Everton - Uest BromuicNoruic - TottenhamFulham - Uest HamManchester United - SauthemptonRiding – Chelsea