Mihallaq Luarasi: Shteti është ruajtur nga drama shqiptare, e ka frikë

Në “Ditë e re Weekend” për të folur për dramën shqiptare ishin të ftuar regjisori i njohur i Teatrit Kombëtar, profesor Mihallaq Luarasi dhe drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.“Netët e leximit të dramës shqipe” ishte një nga mënyrat për të evidentuar më mirë dramën shqiptare të cilën shumë ia kanë frikën.“Shoqëria shqiptare është me shumë probleme e të thekshme  dhe teatri i tregon haptas. Prandaj shteti është ruajtur. Edhe shteti komunist është ruajtur nga teatri. Po të shikosh në zyrën e drejtorit të mëparshëm të teatrit mund të ketë mbi 50 drama shqiptare me përmbajtje me spec të cilat nuk i ka dhënë vëmendje fare, dhe mund t’i ketë hequr fare" thotë profesori.Regjisori e vlerëson si “një punë të shkëlqyer, e mirë dhe shumë e vlefshme”.Vetë regjisori kishte dërguar një dramë të tijën por më pas e kishte tërhequr.Profesori tregon arsyen pse e tërhoqi: Jam shumë kërkues ndaj gjërave që shkruaja vetë.  E tërhoqa sepse nuk mu mbush mendja mua. Dhe nuk ka pas ndonjë konflikt” thotë ai.I pyetur se çfarë do të bëjë me atë vepër tha: Do e djeg. Nuk është në lartësinë që unë dua.Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli thotë se netët e dramës shqipe vunë  aktorët në punë dhe se kjo nismë ka për qëllim zbulimin e dramës shqiptare.Çuli thotë se javën tjetër starton kalendari I teatrit.“Për 23 vjet nuk ka pasur një kalendar të caktuar sezonal. Jam  i lumtur të them se dy nga veprat që do ngirhen janë ajo e Sajmir Gongo regjisor e dramaturg i ri  dhe e autores kosovare Arta Arifaj, një vepër shumë dimensionale që flet për tabutë si vepër e si komb.Shfaqja “Udhëtimi i gjatë drejt natës”  hap kalendarin e teatrit kombëtar dhe ftohet publiku që në 3 tetor të afrohet në Teatrin Kombëtar. Moderator Gert Çarçani.