Indonezia dënon me 100 fshikullima kamzhiku homoseksualët

Krahina indoneziane Aseh ka aprovuar një ligj kundër homoseksualitetit që dënon deri me 100 goditje me kamzhik personat që kapen në flagrancë duke kryer marrëdhënie.Pas tre dekadash në kërkim të shkëputjes nga Indonezia, në vitin 2005 krahina e ndodhur në veri të Sumatras nënshkroi një marrëveshje me qeverinë qendrore për t'u konsideruar si krahinë autonome, me kusht që të përdorte ligjin islam të Sharias dhe jo atë civil.Sipas ligjit të aprovuar, ata që do të kapen duke kryer marrëdhenie seksuale me persona të së njëjtës gjini do të ndëshkohen me 100 goditje me kamzhik, 100 muaj burgim, ose do të gjobiten me 1 kg ar.Sipas ligjit në fjalë dënohen ashpër edhe krimet me karakter seksual, shfaqjet e afeksionit në publik mes njerëzve të pamartuar, personat që kryejnë tradhëti bashkëshortore dhe ata që shfrytëzojnë seksualisht minorenët.Në Indonezi njihen gjashtë besime fetare zyrtare, por sjellja ekstremiste e krahinës është parë me dyshim nga grupimet e të drejtave të njeriut dhe biznesmenët që i frikësohen largimit të investitorëve.Policia fetare në Aseh është parë shpesh të ndalojë femrat muslimane që nuk mbajnë shami ose që veshin rroba të ngushta, si dhe njerëzit që pinë alkool ose luajnë kumar.Sipas ligjit civil të Indonezisë homoseksualiteti nuk konsiderohet krim, por mbetet tabu në shumë krahina të vendit me numrin më të madh të popullsisë muslimane në botë.