Mbështetja e inovatorëve të rinj, në fokus projektet agro-ushqimore

Të rinjtë shqiptarë garojnë denjësisht me ide   novatore në fushën e bujqësisë dhe agro-industrisë. Projekti Transballkanik "Rrjeti i inovatorëve të rinj me ide të qëndrueshme në sektorin agro-ushqimor" ose NOBLE-Ideas është një risi për vendin tonë i mbështetur nga ministria e Bujqësisë.Festivali i ideve inovatore, u zhvillua në Tiranë në 26-27 Prill 2014.Drejtoresha për Integrimin Europian Arjana Misha shpjegon se qëllimi i këtij projekti është tërheqja e inovatorëve të rinj në rrjetin kombëtar.Ndërkohë që profesori Remzi Keco vlerëson këtë organizim si një mundësi për të angazhuar të rinjtë shqiptarë në sjelljen e ideve të veçanta për sektorin e bujqësisë dhe të Agro-IndustrisëProjekti bëri të mundur që ekspertë shqiptarë të fushës të marrin pjesë në konkursin e zhvilluar në Vratsa të Bullgarisë me dy projekte mbi bujqësinë dhe sigurinë ushqimore. Këto dy projekte ishin pjesë e garës prej 14 projektesh që u përzgjodhën midis shumë e shumë të tilla të përgatitur nga ekspertë të vendeve partnere.Të rinj me ide të reja në bujqësi dhe agro-industri morën pjesë aktive dhe u bënë pjesë e rrjetit të inovatorëve të rinj NOBLE. Anisa Çupi dhe Eriola Pacani treguan se me gjëra të thjeshta mund të kontribuojnë në futjen e ideve të reja.