57.4 mln dëm buxhetit të shtetit, në Prokurori kryekomunari i Golemit
KLSH kallëzon në prokurori kryetarin e Komunës Golem dhe ish-kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Golem për shpërdorim detyre.Pas auditimit të kryer nga KLSH për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2013 janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore kryekomunari i GolemitA.A. dhe ish-Kryeinspektorin e INUV Komuna Golem E.L, të cilët në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Dëmi ekonomik i shkaktuar në vlerën 57.4 milionë lekë, ose rreth 570 mijë dollarë.Ndër shkeljet kryesore janë:1. 2 raste të ndërtimit të objekteve shumëkatëshe, për të cilat nuk janë respektuar kondicionet urbane të parashikuar në lejen e ndërtimit, duke ndryshuar numrin e kateve në kundërshtim me vendimet e KRRT–së së Komunës.2. Në tenderin “Ndërtimi i nënkalimit të linjës hekurudhore”, është lejuar copëzimi i një shërbimi të vetëm, duke u ndarë në dy tendera “Ndërtimi i mbingritjes së linjës hekurudhore tek nënkalimi hekurudhor, komuna Golem” dhe “Ndërtimi i nënkalimit hekurudhor, Golem”, veprim që ka sjellë rritje fiktive të vlerës së investimit me 10,919.000 lekë, duke shkaktuar dëm me të njëjtën vlerë në Buxhetin e Shtetit dhe atë të njësisë vendore.3. Në tenderin “Ndërtimi i mbingritjes së linjës hekurudhore tek nënkalimi hekurudhor komuna Golem”, ka miratuar dhe ka bërë pagesën e vlerës prej 3,175.000 lekë, për punime të pakryera, duke shkaktuar dëm me të njëjtën vlerë në Buxhetin e Shtetit.4. 5 raste të shkeljes së rregullave të prokurimit publik duke shpallur tendera të cilat kapin vlerën 119,892.000 lekë, ndërkohë që fondet për realizimin e investimeve nuk ishin në dispozicion të institucionit.5. Shkelje për tenderin “Ndërtimi i nënkalimit hekurudhor Golem” duke miratuar shtyrjen e afateve të përfundimit të punimeve pa përllogaritur penalitet për 549 ditë vonesë, të cilat kanë sjellë dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit dhe të njësisë vendore në vlerën 47,583.000 lekë.6. Shkelje për tenderin “Mbingritja e linjës hekurudhore te nënkalimi hekurudhor te Komuna Golem” duke miratuar shtyrjen e afateve të përfundimit të punimeve, pa përllogaritur penalitet për 86 ditë vonesë, të cilat kanë sjellë dëm ekonomik në vlerën 1,854.000 lekë.7. 38 raste të lejimit të ndërtimeve, për të cilat Inspektorati Urbanistik Vendor (INUV) nuk ka respektuar dhe përmbushur detyrimet ligjore lidhur me moslejimin e ngritjes së ndërtimit dhe marrjen e masave për prishjen e tyre, shoqërimi me vendim për gjobë dhe mosekzekutim të vendimeve për prishje.