Meta në Skrapar: Projekti TAP do sistemojë infrastrukturën

Është koha t’i kthehemi punës e t'i lëmë fjalët. Kështu ka deklaruar Kreu i Parlamentit Ilir Meta nga vendlindja e tij, Skrapari, ku mori pjesë në Panairin e prodhimeve agro-ushqimore, I shoqëruar edhe nga 3 ministra të LSI.Duke vlerësuar punën e fermerëve dhe blegtorëve të Skraparit Meta premtoi se së shpejti do të nisë projekti për zhvillimin e agro-turizmit, dhe brenda vitit do të përfundojë rruga nacionale Berat-Lushnje.“Në fund të këtij viti përfundon rruga Lushnje-Berat. Vitin e ardhshëm, rikonstruksioni i rrugës nga Berati në Çorovodë. Së shpejti nis projekti për rrugën nga Ambulli në Përmet. Skrapari përfiton nga projektet e gazsjellësit TAP. Do të lidhet njëherë e përgjithmonë me të gjitha vendet e tjera dhe sidomos me Korçën”, tha Meta.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka vlerësuar se falë një projekti të rëndësishëm të qeverisë shqiptare me mbështetje të qeverisë italiane, do nxitet agroturizmi në qarkun e Beratit, si edhe do t'u jepen grante fermerëve.