Vlorë, Policia arreston të kërkuarin e 4-ët, për grabitje me armë

Vlorë - Ka rënë në prangat e Policisë Aldar Basho, autori i katërt i grabitjes me dhunë,  ndodhur në Peshkevi, të Korçës 2 muaj më parë.23 vjeçari e kishte kryer krimin në bashkëpunim me 3 përsona të tjerë, të cilët janë  arrestuar më parë nga Policia e Qarkut të Vlorës.Pas kontrollit të ushtruar nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë, në shtëpinë e 23 vjeçarit, në lagjen “4 Heronjtë”, në Vlorë, - ku fshihej prej kohës, -  u bë i mundur arestimi i ti.Basho ishte shpallur në kërkim, pasi me  datë 29.07.2014 në afërsi të fshatit Peshkepi, ku ky shtetas në  bashkepunim me shtetasit Lorenc Bitaj, Julian Simoni dhe Anxhelo Metaj (të 3  të arrestuar nga policia), kanë tentuar t’u vjedhin nën kërcënimin e armës, shtetasve Dh. D. dhe N. Xh., të dy banues në Korçë, shumën prej 18 mijë euro.Aperacioni “Poker” i finalizuar me sukses, ka qënë vijimësi e hetimeve të kryera, ku mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bëri të mundur kapjen e të kërkuarit të katërt i shpallur në kërkim.Ndaj 23 vjeçarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhja me armë" e kryer në bashkëpunim. Materialet ju referuan organit të prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.Oranews.tv