Shkodër, Malaj: Jo mësues që nxjerrin ngelësa, reformë në çdo nivel

Shkodër - Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka zhvilluar nje takim me drejtuesit e shkollave publike dhe jo publike në rrethin e Shkodrës, ku ishte e pranishme dhe Drejtorja e re e DAR -it, Afërdita Haka.Zhvillimet e fundit në arsimin shqiptar dhe reformat e ndërmarra ishin në fokus të diskutimeve, ku Zv.ministrja kërkoi që Shkodra të jetë model në këtë drejtim. Sipas Malajt, për këtë model, shembull nevojitet që të jenë të parët, titullarët e arsimit.Malaj nuk ka kursyer as kritikat për mënyren se si menaxhohet Matura Shtetërore, ku këtë pikë e konkretizoi me numrin e lartë të mbetësve, madje edhe në sezonin e vjeshtës.Lidhur me shkollën e djegur në Vau Dejës ajo tha se fondi është akorduar, duke ia lënë fajin, pushtetit vendor.Një kërkesë të drejtpërdrejtë ajo bëri për drejtuesit e Shkollës Kombëtare Artistike “Prenk Jakova”, qe lidhet me kurrikulen mesimore qe ato perdorin. Ajo kërkoi ndryshimin e saj të menjëhershëm dhe përshtatjen me standartet e kohës.Oranews.tv