Gjuha dhe kultura arbëreshe, konsullja e Shqipërisë në Romë takon Gianni Pittella

Konsullja e Shqipërisë në Romë Gerarta Zheji Ballo, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Grupit S&D të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, në kuadër të krijimit të një networku mes fshatrave arbëreshë me qëllim ruajtjen e gjuhës dhe kulturës.Gjatë takimit u konkludua pjesëmarrja e Pitellës në iniciativat për promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe, që do të ndërmerren nga Ambasada e Shqipërisë në Romë.Gjatë bashkëbisedimit miqësor, Pittella shprehu dashamirësinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndërsa konsullja Ballo e përgëzoi për detyrën e re si President i Grupit S&D te Parlamentit Europian.Po ashtu u bisedua mbi rrugetimin e vendit drejt BE-se si dhe u diskutua mbi punën që duhet bërë në Itali me gjeneratat e dyta dhe studentët.