Mekë, rreth 3 milionë besimtarë priten në pelegrinazhin e Haxhit
Mijëra pelegrinë myslimanë kanë mbërritur në Mekë, teksa autoritetet saudite deklarojnë se në peligrinazhin e Haxhit priten në total tre milionë besimtarë nga e gjithë bota.Edhe i nxehti saharian nuk i ndalon pelegrinët të vizitojnë Xhaminë e Madhe të Mekës, një udhëtim i cili konsiderohet një nga aktet më të mëdha të besimit dhe adhurimit mysliman.Vizitorët janë të veshur lehtë dhe me të bardha në Haxh, duke kryer edhe ritin e zakoshëm reth e rrotull Qabes për tu vendour më pas në qendër të xhamisë.Sipas autoriteteve , deri tani kanë mbërritur rreth dy milionë persona në Arabinë Saudite , dhe kulmi pritet të shënohet të hënën më 29 shtator. Temperaturat në Mekë shënojnë 36 gradë Celsius dhe shumica e personave qendrojnë në hije pranë minareve të ndërtesës.Haxhi ndodh në muajin e 12-të të kalendarit Islamik hënor, i quajtur Dhul-Hixhah.