Saranda binjakëzohet me UNESCO-n, Çipa firmos me Maronitis
Sarandë - Saranda binjakëzohet me UNESCO-n. Ndërmjet Kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipës dhe z.Ioannis Maronitis, Kryetar i këtij Departamenti për Pireun dhe Ishujt si dhe Zv.president i UNESCO-s, u nënshkrua sot Protokolli i Miqësisë dhe Bashkëpunimit afatgjatë.Një delegacion i përbërë nga drejtues kryesorë dhe nga artistë me emër, mori pjesë në ceremoninë e binjakëzimit.Pas prezantimit të profilit të Sarandës, ku është veçuar Butrinti, i marrë në mbrojtje nga UNESCO-ja që prej vitit 1992 si dhe pas ekspozimit të veprimtarive të organizuara nga departamenti i saj për Pireun dhe Ishujt, u përcaktuan fushat e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në interes të komuniteteve.E kam pritur me kënaqësi këtë binjakëzim mes Bashkisë së Sarandes dhe Departamentit të UNESCO-s, u tha kryebashkiaku,Stefan Çipa miqve.Kryetari Maronitis gjeti rastin për të shprehur përshtypjet e para nga njohja me Sarandën, duke u thënë se pa, një qytet të bukur dhe të pastër, që i ngjan një monumenti natyror. Ai tha se ky binjakëzim mes Bashkisë së Sarandës dhe Departamentit të UNESCO-s thyen skemat e binjakëzimeve tradicionale mes njësive vendore dhe shkon përtej tyre, pasi frymëzohet nga një filozofi e veçantë, që ka në bazë vlerësimin e aseteve të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore, që janë pasaporta e çdo vendi.Më tej, Maronitis hodhi idenë dhe ftoi për organizimin e Javës së Kulturës Shqiptare në Athinë, pasi edhe marrëdhëniet me ambasadën shqiptare atje, janë shumë të mira, siç u shpreh ai. Gjithashtu ai ftoi Kryetarin Çipa në Kongresin Ndërkombëtar të UNESCO-s që mbahet më 6 tetor të këtij viti.Maronitis bëri një ftesë për të bashkëpunuar me Sarandën, për programet europiane, disa prej të cilave që kanë në fokus moshat rinore.Çipa dhe Maronitis shkëmbyen edhe simbolet përkatëse të institucioneve. Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa i dhuroi zotit Ioannis Maronitis simbolin e bashkëjetesës mes komuiniteteve të ndryshme krahinore, kulturore e etnike, që janë kryevlerë e Sarandës, si dhe video-guidën turistike të qytetit.Maronitis dhuroi për Kryetarin Çipa simbole të UNESCO-s dhe një libër xhepi, guidë për të njohur pasuritë kulturore, natyrore dhe arkeologjike të Greqisë. Ai i dorezoi zotit Çipa gjithashtu çertifikatën që identifikojnë atë si Anëtar Nderi të Departamentit dhe atë të Nënkryetarit të Nderit të këtij Departamenti, për të cilat tha se janë tituj që janë votuar në mënyrë unanime.Në ceremoninë e binjakëzimit ishin të pranishëm edhe Krenar Islamaj, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Luftar Hasanllari, Nënkryetar i këtij Këshilli, si dhe këshilltarët Venera Guri, Vangjel Zafirati etj.Oranews.tv
