Katalonja shkon në Referendum, do votohet për pavarësinë nga Spanja
Pasi ka hedhur idenë para pak javësh, nisur nga referendumi i Skocisë, presidenti i Krahinës Autonome të Katalonja, Artur Mas, ka firmosur më në fund dekretin për mbajtjen e referendumit për pavarësinë më 9 nëntor.Edhe pse kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj, ka deklaruar se nuk do ta lejojë zhvillimin e referendumit, duket se katalanasit janë të vendosur në nismën e tyre.Krahina, e cila përfshin edhe qytetin e Barcelonës, është një ndër më të pasurat dhe më të industrializuarat në vend.Më 19 shtator, ligjvënësit katalanas votuan me një rezultat 106 "pro" me 28 "kundër" për autorizimin e mbajtjes së referendumit, që mes vendasve quhet edhe "këshillimi".Qeveria e Madridit gjithsesi beson se çdo lloj votimi do të konsiderohet i paligjshëm. Kryeministri Rahoj pritet të mbajë qendrimin e tij në një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit në fillim të javës dhe ka gjasa që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.Por Mas është i mendimit se ai mund të përdorë ligjet lokale të krahinës për ta konsideruar të vlefshëm referendumin.Deri para pak kohësh sondazhet nuk tregonin mbështetje të madhe për pavarësinë, por kriza e dhimbshme ekonomike që ka kaluar Spanja duket se ka ringjallur lëvizjet separatist, sidomos pasi katalanasit mendojnë se me taksat e tyre po mbështeten krahinat më të varfra.