Korça, treg të ri ambulant, zhvendosen tregtarët e Pazarit të Vjetër

Korçë - Shumë shpejt qyteti i Korçës do të ketë një treg të ri për ambulantët, duke i dhënë kështu zgjidhje përfundimisht problemit të zënies së trotuareve dhe hapësirave të tjera publike nga këta tregtarë.Pak ditë më parë është nënshkruar edhe kontrata për financimin e projektit të ndërtimit të tregut të ri. Me këtë financim prej 700 mijë USD të fondit IADSA të Qeverise italiane, do të ndërtohet një treg modern tek ish-Uzina Bujqësore, e cila sot nuk është gjë tjetër veçse një gërmadhë.Por me ndërtimin e tregut të ri nuk do të zhvendosen vetëm ambulantët e trotuareve, por edhe tregtarët e Pazarit të Vjetër të Korçës, ç’ka do t’i hapë rrugë edhe rikonstruksionit të fasadave të këtij pazari, por mbi të gjitha do t’i kthejë atij hapësirat për vizitorët.Tashmë kontrata është nënshkruar dhe projekti është në proces tenderimi,i cili me pas pritet t’i hapë rrugë, nisjes së punimeve, por për këtë projekt pritet që të kundërshtojnë zhvendosjen, tregtarët e Pazarit të Vjetër, të cilët edhe më parë kanë kundërshtuar fort lëvizjen e tyre nga ambientet e Pazarit për diku tjetër.Oranews.tv