Gjinari i Elbasanit promovohet si një vend ideal turistik
Elbasan - Ministria e Turizmit ka zgjedhur fshatin Gjinar të Elbasanit për të promovuar turizmin në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit. Ndonëse e njohur për një klimë të favorshme, për vlerat kulturore të kishave mijëvjeçare, për turizmin familjar dhe prodhimet vendase bio, në zonën e Gjinarit shumë pak është investuar për të zhvilluar turizmin.Për Drejtoren e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, Gjinari u zgjodh pikërisht për t'i dhënë nje tjeter hov zhvillimit të kësaj zone që edhe pse vetëm 25 km larg Elbasanit, shumë pak është e njohur.Nga ana tjetër, Zv.ministri i Turizmit, Alfred Dalipi, duke theksuar moton e këtij viti: "Turizmi dhe zhvillimi i komunitetit", tha se do të përkrahet çdo individ në sipërmarrjet e tij, por nuk do lejohet që kaosi i ndërtimeve të ngatërrohet me turizmin.Gjinari, i shtrirë në zonën e Shpatit, në një lartësi mbi 1000 m mbi nivelin e detit, është një nga fshtatrat turistikë më të afërt me Elbasanin, vetëm 45 minuta, udhëtim me makinë.Kjo zonë ka vuajtur gjithmonë mungesën e infrastrukturës rrugore, ku rruga ndonëse e rikonstruktuar së fundmi, ka pësuar rrëshqitje në 20 metra gjatësi.Oranews.tv

