“Jetë e Zhvillim" në Fushë Krujë, Qendra Ditore për personat me probleme

Fush-Krujë-Rreth 35 persona çdo ditë vizitojnë Qendrën Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuar Mendore në Fushë Krujë. Për të vlerësuar nga afër arritjet e kësaj qendre në sajë edhe të ndihmës së arritur falë partneritetit të vendosur me Karitasin Shqiptar, qendrën e ka vizituar Presidenti i Fondacionit  Herbertt Stepic.Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se: Heronjtë e vertëtë të nismës janë ekipi i cili kujdeset për këta persona.Grupmoshat që vizitojnë qendrën ditore "Jetë në Zhvillim" janë të ndryshme dhe fillojnë nga 8 deri në 30 apo 32 vjeç, të gjithë duke patur nevoja të veçanta edhe nga njëri-tjetri.Grupet janë të ndara sipas nevojave por edhe prirjeve që ata kanë. Është grupi i piktures, i punës së dorës ,i rrobaqepsisë, i marrjes së njohurive mbi kompjuterin.Darjan Konomi, instruktori i kompjuterave dhe i sportit shprehet se arritjet janë të mëdha pasi në këtë qendër kanë ardhur individë të cilët mund të kishin 14 ditë pa dalë nga shtëpia."Edhe sikur të arrijmë sa një pikë uji në oqean përsëri për ne është arritje e madh" shprehet mësuesja e rrobaqepsisë.Shumë prej familjarëve që sjellin fëmijët këtu shprehen se kjo qendër i ndihmon fëmijët në anën sociale ndërsa tregojnë se as gjendja ekonomike nuk është më e mirë.E megjithë vështirësitë e punës mësuesit tregojnë se puna e tyre shpërblehet në çdo hap përpara që hedhin fëmijët.Ndërsa koordinatorja e projektit Elona Memetaj shprehet se objektivat që stafi i ka vënë vetes janë të mëdha.Drejtori i Caritasit shqiptar dr. Albert Nikolla u shpreh se qendra në Fushë-Krujë nuk është projekti i tyre i fundit, por së shpejti pritet të hapet edhe një qendër në Laç.Me hapjen e qendrës në Fushë Krujë shpresa për një të ardhme më të mirë është më e madhe.