Sulmet ajrore, militantët e IS përzihen me popullësinë civile

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri tjetër sulmesh ndaj luftëtarëve të Shtetit Islamik në Irak.Avionët e nisur nga aeroplanmbajtësja Xhorxh Bush, i kanë detyruar militantët që të ndryshojnë taktikë dhe të përzihen me popullsinë civile.Gjithashtu ata nuk lëvizin më me karvanë makinash, por përdorin motoçikleta, ndërsa flamujt e tyre të zinj i kanë ngulur nëpër shtëpitë e njerëzve, për t'i shndërruar ato në objekte sulmi.Sipas dëshmive të vendasve, militantët kanë pakësuar edhe pikat e kontrollit, po përdorin celularët personalë dhe jo radiot për të komunikuar, si dhe janë shpërndarë për të kufizuar numrin e viktimave në radhët e tyre.Ndërkohë, sipas BBC mendohet se sulmet amerikane kanë goditur militantët që ndodhen qytetin sirian Kobani, në kufi me Turqinë, ndërkohë që në terren qyteti po mbrohet nga forcat kurde.Qyteti është prej disa javësh qendër luftimesh mes kurdëve dhe forcave të Shtetit Islamik dhe mendohet se 140 000 civilë janë larguar dhe strehuar në Turqi.Vendet e fundit që i janë bashkuar koalicionit për shkatërrimin e Shtetit Islamik janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Belgjika.