Presidenti i Iranit: Sulmet ndaj IS show, betejë serioze terrorizmit
Sulmet ajrore ndaj Shtetit Islamik janë "operacion psikologjik" dhe jo ushtarak. Kjo ishte deklarata e Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani, në një intervistë ekskluzive për CNN."IS është një kërcënim i përbashkët për të gjithë ne.Dhe kërkon një përpjekje të koordinuar nga ana e të gjithëve. Por më duhet të them se duhet bërë më shumë se kaq. Sulmet ajrore janë sa për show, dhe jo një betejë serioze ndaj terrorizmit" , tha Ruhani.Muajt e fundit, Irani dhe Shtetet e Bashkuara e kanë parë veten çuditërisht në të njëjtën linjë në lidhje me politikën e jashtme, pasi të dy vendet duan që të ndalin përparimin e ekstremistëve islamikë sunitë që kanë fituar mjaft terren në Irak dhe Siri.Por ndërsa SHBA është kufizuar vetëm në sulme ajrore, Irani ka dërguar edhe trupa nga Garda Revolucionare, madje kreu i saj është fotografuar në Irak. Me SHBA-në janë bashkuar edhe pesë shtete të tjera sunite, që janë kundërshtarë tradicionale të Iranit shiit.Ruhani tha se do të donte që të distancohej nga koalicioni, sepse edhe disa vende të tjera nuk janë bashkuar me të.I pyetur për sulmet që ka marrë aleati i tij, presidenti Asad i Sirisë, pasi pretendohet se regjimi i tij ka vrarë rreth 200 mijë sirianë, Ruhani u përgjigj:"Ushtria e Sirisë ka luftuar kundër terroristëve. Të gjithë thonin se po lufton kundër opozitës, por e vetmja pyetje që i bëja vetes ishte 'kush janë këta opozitarë që morën armët dhe po bëjnë makabritete të tilla? Po të mos kishte bërë rezistencë, fituesit do të kishin qenë të njëjtët nejrëz që sot po i quajmë terroristë".Për sa i përket çështjes tjetër të nxehtë mes Iranit dhe Perëndimit, asaj të armatimeve bërthamore, Ruhani pranoi se zgjatja e marrëveshjes së përkohëshme ishte një hap i drejt deri sa të gjendej zgjidhja përfundimtare."Ajo është prova që bisedimet kanë dalë me sukses", tha Ruhani."Duhet pranuar se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është që të zhvillohen bisedime. Sanksionet nuk janë rruga e duhur".