Ankohet dhe biznesi italian, Gaiani: Të reduktohen burokracitë

Tirane- Biznesi italian i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërhyjë në uljen e burokracive administrative dhe në sektorin e drejtësisë.Një një intervistë për Ora News ambasadori Italian Masimo Gaiani ka theksuar se investitorët Italian kanë shumë interes për vendin tonë pasi ofron kushte për zhvillim të ndërmarjeve por njëkohësisht i bën thirrje qeverisë që të ndërhyj për dy probleme."Investitorët Italian kanë shumë interes për Shqipërinë, sidomos aktualisht kur kriza ka ulur energjitë dhe është e nevojshme ulja e kostove dhe në këtë sens vendi juaj është shumë interesant.Kujtojmë këtu afërsinë gjeografike që do të thotë më pak shpenzime për transport, njohja e gjuhës italiane nga shqiptarët është mjaft e mirë dhe këto krijojnë lehtësira. Por ka shqetësim sidomos për nivelin e burokracisë në administartë dhe paqartësitë në sektorin e drejtësisë dhe këto janë aspekte ku qeveria duhet të vazhdoj të punoj".Ndërkohë përsa u përket shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve Gainai shpjegon se ato kapin shifrën e 2 miliar eurove në vit."Niveli i shkëmbimeve tregtare është rritur ndjeshëm së fundi. Shkëmbimet tregtre midis dy vendeve tona janë rreth 2 miliar euro në vit dhe përbën rreth 40 % të totalit të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë.Kryesisht ndërmarrjet që kontribujonë në shkëmbimet tregtare janë të vogla dhe të mesme, por interesi është që të sjellim edhe aktorë të mëdhenj strategjik të ekonomisë italiane për ti dhënë më shumë hov shkëmbimeve tregtare".Kryesisht interesi i investitorëve Italian në vendin tonë është sektorin fason dhe kryesisht manifaktura, por synohet edhe të tjerë sektorë me potenciale sic janë turizmi apo energjia.