Restoranti në SHBA, ulje çmimesh nëse darkon i armatosur

Një pronar restoranti në SHBA ofron për të gjithë klientët e tij ulje çmimesh, nëse këta të fundit darkojnë apo drekojnë të armatosur.Kevin Cox, pronar i Bergeron në Port Allen në Luiziana, tha se fillimisht e mori këtë vendim vetëm për punonjësit e policisë, por më pas vendosi ta zgjerojë për të gjithë klientët që vendosin të shkojnë në restorant me armë me vete.Cox thotë se kjo nismë e tij vjen si kundërpeshë për të gjitha dyqanet apo supermarketet që i kanë të ndaluara armët në ambientet e tyre."Dëgjoj kaq shumë për ndalimin e armëve dhe personave qe mbajnë armë. Nuk e di si nuk e kuptojnë që njerëzit me armë do të shkojnë atje ku duan të shkojnë. Dua thjesht të mbaj një qëndrim të kundërt. Si mund ta bëj vendin tim më të sigurtë?Kurse Olivia, kliente në restorant, e cila ka edhe një pistoletë në tavolinën e saj, thotë:“Nëse një person i armatosur kërkon të më bëjë keq, unë nuk jam e pambrojtur.Qeveria bën ligje të rrepta mbi armët. Ata harrojnë që ne e kemi të drejtë kushtetuese të mbajmë armë.”Pronari i restorantit Koks tha se nisma e tij është bërë shumë popullore dhe numri i klientëve sa vjen dhe rritet.