Shtyhet vendimi Gjykatës për ish-Presidentin Mubarak
Gjykata egjiptiane shtyu për datën 29 nëntor dhënien e verdiktit përfundimtar ndaj ish-Presidentit të vendit, Hosni Mubarak, për ta shpallur fajtor ose jo për urdhërimin e vrasjes së protestuesve gjatë kryengritjes të vitit 2011, që i dha fund regjimit të tij 30-vjeçar.Para se të mbyllte seance, gjykatësi bëri të ditur se ai dhe disa pjesëtarë të Prokurorisë nuk i kishin parë ende të gjitha dëshmitë mbi rastin, të cilat gjenden në një dokument me 160 mijë faqe.Jashtë dyerve të Gjykatës në Akademinë e Policisë së Kajros, ishin mbledhur mbështetësit e Mubarakut, të cilët mbanin fotografi të tij në duar dhë thërrisnin për lirimin e tij. Të pranishëm ishin edhe familjarët e personave të vrarë gjatë kryengritjes.Mubaraku, Ministri i tij i Brendshëm, Habib Al-Adli dhe gjashtë zyrtarë të lartë të sigurisë akuzohen se kanë urdhëruar vrasjen e 800 protestuesve, duke nxitur kështu kaosin dhe duke krijuar një vakum sigurie gjatë revoltës 18-ditore.Të gjithë i mohojnë akuzat. Mubaraku u dënua me burgim të përjetshëm në shkallën e parë në vitin 2012, por pasi çështja kaloi në apel, u urdhërua rishqyrtimi i saj.