Ebola po trajtohet me ilaçin që përdoret kundër HIV-it

Një mjek në zonat rurale të Liberisë të tejmbushura me pacientë të prekur nga virusi Ebola, thotë se po arrin rezultate të mira duke përdorur ilaçin që përdor ndaj të sëmurëve me SIDA, një eksperiment ky, i kryer nga dëshpërimi.Doktor Gobi Logan e ka përdorur ilaçin lamivudin të 15 pacientë dhe vetëm 2 prej tyre kanë vdekur. Në të gjithë Afrikën perëndimore Ebola ka marrë deri tani jetën e 70% të personave të prekur nga virusi.Personat që kanë marrë ilaçin dhe kanë mbijetuar kanë të përbashkët faktin se i janë nënshtruar atij brenda pesë ditësh pasi janë prekur nga virusi. Dy pacientët e tjerë, që kanë vdekur, e kanë marrë ilaçin deri në tetë ditë pasi janë diagnostikuar.Efektet anësore të lamivudinës janë se mund të shkaktojë probleme në mëlçi, por sipas mjekut Logan, ia vlen të rrezikohet pasi Ebola është vdekjeprurëse."Njerëzit tanë po vdesin dhe nuk mund të mendojmë më për studime. Unë si mjek duhet të bëj çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve", - tha Logan, - "Ebola është si një degëzim i HIV-it. Kur e përdora fillimisht lamivudinën dhe brenda dy ditësh pacienti tregoi shenja përmirësimi dhe mbijetoi", - përfundoi mjeku.