Real - Barça, statistika rreth përballjes

Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen për herë të katërt këtë sezon ndaj njëra-tjetrës. Dy takime në Superkupën e Spanjës, një në kampionat dhe tashmë vjen gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave më të mira të Spanjës dhe jo vetëm.Por si vinë këto dy skuadra në këtë përballje do na e tregojnë statistikat e mëposhtme.Barça dhe Real Madrid janë ndeshur mes tyre në 222 ndeshje zyrtare. Në këto përplasje madrilenët kanë një fitore më shumë sesa katalanasit. Real koleksionon 88 fitore përkundrejt 87 fitoreve të Barcelonës, ndërsa 47 përballjet e tjera janë ndarë. Në ndeshjet si e sotmja, ku "skuadra mbretërore" luan në fushën e saj, bilanci është 61 me 25 për kryeqytetasit, ndërsa 24 takime kanë përfundur në barazim. Në ndeshjet e Kupës, Reali dhe Barcelona janë ndeshur 30 herë mes tyre. Reali është në disavantazh ndaj katalanasve pasi kanë koleksionuar 10 përkundrejt 14 të Barcelonës, ndërsa 6 takime të tjera janë ndarë në barazim.Që nga sezoni 2008-2009, Barcelona ka luajtur 34 eliminatore me dy takime. Katalanasit i kanë kaluar të gjitha me sukses përveç 4 rasteve: Kundër Sevilias në Kupën e Mbretit në vitin 2009-2010, kundër Inter Champions  në vitin 2009-2010, kundër Chelsea po në Champions dhe te Real Madrid për Superkupë në vitin 2012. Reali do të ishte skuadra e parë që e eliminon dy herë Barcelonën në periudhën e saj më të lavdishme që nisi me ardhjen e Pep Guardiolës në krye të stolit.Ndërsa një tjetër rekord, është ai i Cristiano Ronaldos, i cili ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit të Klasikes, një rekord ky që nuk është arritur më parë nga asnjë prej 830 lojtarëve që kanë marrë pjesë në këtë duel të madh. Ndërsa Lionel Messi ka shënuar në 3 Klasike radhazi.