Balotelli zyrtarisht në Milan

AC Milan dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Mario Balotellit në “San Siro”.Sipas “Goal.com” ‘Qytetarët’ kanë pranuar shitjen e ‘rebelit’, i cili në Milan do të kalojë për shifrën 20 milionë euro.Drejtuesit e Milanit pas shumë e shumë përpjekjeve më në fund ia dolën që të blejnë reprezentuesin italian, i cili pas dy sezoneve në ishull rikthehet në Itali.Raportohet se brenda pak orëve do të zyrtarizohet transferimi e ish-sulmuesit të Interit, i cili me Milanin do të firmosë kontratën deri në verën e vitit 2017.