Pack: Në Kuvend deputetë që s'duhet të jenë, ka marrë forcën e Presidentit

Shkodër- Sjellja e deputetëve në Parlament dhe puna e këtij të fundit janë vënë në qendër të kritikave të ndërkombëtarëve.Eurodeputetja Doris Pack gjatë një leksioni të mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër me temë: "Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, sfidat e mëtejshme" ka deklaruar se politikanët duhet të përçojnë respekt dhe të bashkëpunojnë e jo të kalojnë në akuza të ashpra deri edhe personale.“Shqipëria është vend kandidat, por ky rrugëtim ka nisur 8 vite më parë. Pavarësisht punës së bërë nga qeveria mëparshme, statusi duhej të ishte arritur me përpara. Kjo nëse opozita do të kishte bashkëpunuar.Ka shumë për të bërë. Sjellja ndërmjet mazhorancës dhe opozitës nuk është e vlerësuar. Ka shumë urrejtje dhe tone të ashpra.Duket si sjellje fëminore. Akuzat mes palëve shkojnë në personale. Kjo nuk tregon politikanë serioz.Politikanët duhet të inspirojnë respekt. Në parlament ka shumë deputetë me një të kaluar të errët. Vendi tyre nuk është aty”.Pack tha gjithashtu se Kuvendi ka marrë forcën e Presidentit.“Parlamenti ka marrë forcën e Presidentit, pasi nëse nuk ju pëlqen atë e heqin”.Eurodeputetja ka shfaqur shqetësim edhe mbi bojkotin e opozitës, ku i kërkon kreut të Kuvendit ti mundësojë ngritjen e Komisioneve, në mënyrë që opozita ti rikthehet jetës parlamentare.“Në parlament kemi raste kur nuk zbatohen rregullat për opozitë. Ajo ka të drejtë të ngrejë komisione, por nuk ndodh kështu.Jemi në një situatë kur bojkotin e bën opozita. Kjo gjë në të shkuarën paralizoi statusin. Meta duhet ti japë shansin opozitës sot që të ngrejë komisionet dhe të mos kemi bojkot më”.Pack kritika politikës e medias: Kujdes me imazhin që përcillni jashtë“Ndihmoni në ndryshimin e imazhit të vendit tuaj”. Apeli vjen nga eurodeputetja Doris Pack, e cila gjendet për një vizitë në qytetin verior të Shkodrës.Pack ka adresuar kritika në drejtim të politikës dhe medias, të cilat sipas saj paraqesin një situatë aspak impresionuese për sytë e botës.“Ju duhet të ndihmoni që të ndryshojë imazhi i vendit tuaj. Jeta politike në Tiranë nuk është kaq e mahnitshme. Media paraqet një luftim që nuk është shume impresionues. Duhet kujdes me imazhin që përcillni jashtë”.pack-lukaDeklaratën eurodeputetja Doris Pack e bëri gjatë takimit që pati me kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka në zyrëne këtij të fundit.