Altari i Papës vend pelegrinazhi, grupet e pastrimit çlirojnë bulevardin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2014, 07:43
Tiranë- Në përfundim të meshën së mbajtur nga Papa Françesku në sheshin “Nënë Tereza”, altari ku qëndroi Ati i Shenjtë u transformua në një vend pelegrinazhi.Por pas largimit të qytetarëve dhe pritjes madhështore që i rezervuan Papa Françeskut ato që binin në sy kudo ishin mbeturinat e shumta të hedhura pa kriter.U deshën grupe të tëra me pastrues për të rikthyer bulevardin në identitet. Pas pak orësh bulevardi i Tiranës u pastrua nga mbeturinat, por ndarëset e hekurit ende vazhdojnë të qëndrojnë në shesh.Ndërkohë që i gjithë bulevardi është kthyer në një pedonale përgjatë së cilës shëtisin qytetarët.