VIDEOLAJM/ Zaho Rama merr bekimin e dytë të Papa Françeskut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2014, 19:36
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas bekimit që i dha ende pa ardhur në jetë, më i vogli i çiftit kryeministror Zaho Rama ka marrë të dytin bekim nga Ati i Shenjtë.Në daljen e tij përpara kamerave, Zaho bashkë me mamin Linda ka marrë bekimin dhe lutjet e Papa Françeskos në sallën e pritjes në aeroportin e Rinasit.Më pas ai ka qëndruar për disa minuta në diskutime kokë më kokë më shefin e qeverisë Edi Rama, duke bërë një përmbledhje të gjithë përshtypjeve dhe vizitës së tij në Tiranë.