Papa-komuniteteve fetare:Dialogoni me njëri-tjetrin që të jetoni në vëllazëri

Tiranë-Përpara se të përshëndetet me tokën shqiptare, në vijim të takimeve të fundit të parashikuara në axhendën e tij, Ati i Shenjtë ka zgjedhur Universitetin “Zonja e Këshilli të Mirë”, që sëbashku me të gjithë komunitetet fetare në Shqipëri të përcjellë mesazhin e paqes dhe harmonisë fetare për botën mbarë.“Jam i nderuar për këtë takim.E rëndësishme është që jeni këtu të gjithë bashkë, është një shenjë dialogu për të ndërtuar vëllazërinë dhe shoqërinë, faleminderit për gjithçka ju bëni.Shqipëria në mënyrë të trishtueshme ka qenë dëshmitare se çfarë dhune dhe dramash mund të shkaktojë largimi i Zotit nga jeta e përditshme në emër të një ideologjie që përfundon tek adhurimi i idhujve. Dhe pastaj njeriu zverdhet. Kështu ndodh kur largohet Zoti tek dinjiteti i njeriut dhe ndodh ajo që ka ndodhur.Të gjitha komunitet fetare duhet të ruajnë traditat, pavarësisht persekutimeve të mëdha. Më e rëndësishme është ndërtimi moral sesa ekonomik i një vendi. Harmonia fetrare në Shqipëri nuk është vetëm një dhuratë e Zotit, por është dhuratë për të gjithë, është bazike për lirinë. Jemi të gjithë vëllezër dhe liria e besimit është kundër çdo lloj totalitarizimi”.Papa Françesku ka kërkuar vigjilencë maksimale në këto kohë të vështira, duke iu referuar grupeve terroriste në Lindjen e Mesme. Sipas Atit të Shenjtë besimi është forma autentike e paqes dhe askush nuk mund të përdorë emrin e Zotit për të shkaktuar dhunë.francesku 2“Liria e vërtetë e besimit promovon sjellje të dialogut konstruktiv dhe nuk mund të mos bëjmë që nuk i njohim sjellje të atyre të cilët janë intolerantë ndaj atyre që kanë besim të ndryshëm që po manifestohen në vende të ndryshme të botës.Duhet të jemi veçanërisht vigjilentë që të dëshmojmë me besim dhe pasion dhe të shprehim sjelljet e duhura duke refuzuar me vendosmëri të gjitha ato forma që prezantojnë intolerancën. Besimi është forma autentike e paqes dhe jo e dhunës. Dhe askush nuk mund të përdorë Zotin për të shkaktuar dhunë.Ai që vret në emër të Zotit është sakrilegj i madh, të diskriminosh në emër të Zotit është jo njerëzore, është ç’njerëzore. Nga kjo pikë vështrimi liria e besimit nuk është vetëm një e drejtë që duhet të garantohet nga legjislacionet pavarësisht se është e nevojshme të garantohet nga legjislacioni, por krijon një hapësirë të mundshme.Një hapësirë ku mund të jetojnë dhe bashkëjetojnë të gjithë, madje dhe ata që nuk kanë asnjë bindje fetare. E para është që të shohim të çdo grua dhe çdo burrë që i përkrasin traditës së besimit të tyre, nuk duhet të shohim tek këta rivalë dhe armiq, por vëllezër dhe motra”.“Nuk ka nevojë të ushtrojmë presion tek tjetri, çdo traditë fetare pikërisht nga brendësia e vetë duhet tu japë të drejtë të tjerëve”theksoi në fund të fjalës së tij Ati i Shenjtë, duke i ftuar të gjithë komunitet fetare në Shqipëri të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të mirë të Atdheut dhe shoqërisë.“Prandaj nuk ka nevojë të ushtrojmë presion tek tjetri, në fund fare të gjithë jemi peligrinë në këtë tokë dhe ky është udhëtimi ynë për t’iu afruar të vërtetës. Nuk jetojmë si etnitete autonome dhe si grupe qoftë kulturore apo fetare. Çdo traditë fetare pikërisht nga brendësia e vetë duhet tu japë të drejtë të tjerëve.Kjo harmoni fetare duhet parë si një potencial që pasuron familjen njerëzore. Sa më tepër të pranosh tjetrin aq më shumë je i lirë, sa janë nevojat e të varfrit. Shpirti nejrëzor ka shumë nevojë që të mos humbë vëmendjen ndaj pasurive të kësaj bote, edhe duhet të kërkojë në besim vetveten. Është përherë kjo fantazma e relativizimit një parim i qartë, nuk mund të dialogohet nëse nuk nisesh nga identiteti yt, nuk shërben një dialog fantazëm. Secili prej nesh ka një identitet të vetin religjoz, është besimtar.Kjo që na bashkon në rrugën e jetës është vullneti i mirë për ti bërë mirë vëllezërve dhe motrave, bëni mirë dhe kështu si vëllezër siç jemi të shkojmë bashkë, të ecim bashkë. Dhe secili prej nesh duhet të ofrojë dëshminë e identitetit të vet, duhet t’ia ofrojë tjetrit dhe duhet të dialogojë me tjetrin. Dioalogu mund të shkojë përpara edhe mbi çështjet teoligjioze, por me rëndësi është të ecim përpara pa hipokrizi”.Ndërsa Monsinjor Angelo Massafra tha se ka ardhur momenti që komunitetet fetare të shkojnë përtej tolerancës fetare, duke kërkuar që sëbashku të jenë më aktivë në të mirë të shoqërisë.“Kemi qenë promotorë të paqes dhe solidaritetit,mbështesim nismat e paqes, jo dhunës.Ka ardhur moneti të bëjmë edhe më shumë, të kalojmë nga toleranca tek vëllazëria për një Shqipëri më të mirë, të luftojmë sëbashku kundër të këqijave si korrupsioni, lufta kundër drogës. Por sëbashku mund të bëjmë shumë më shumë për punësimin, përkrahjen e njerëzve në nevojë”.