Sot dita pa makina, Bashkia e Tiranës fton qytetarët në garën më biçikleta

Tiranë- 22 shtatori është caktuar si dita pa makina. Prej disa vitesh është kthyer në një nismë, ku të gjithë qytetarët duhet të aktivizohen për uljen e ndotjes së ajrit, por në Tiranë nuk reskpetohet.Tirana cilësohet si një prej kryeqyteteve më të ndotura në Europë, për sa i përket cilësisë së ajrit dhe nivelit të lartë të grimcave të pluhurit në atmosferë.E megjithatë në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve, Bashki e Tiranës do të organizojë disa aktivitete edukative, mes të cilave dhe garën me biçikleta.“Me rastin e “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës dhe Ecovolis do t’a kulmojnë punën e tyre të kësaj jave me disa aktivitete mjedisore-edukative, gjatë ditës së hënë 22 shtator, që tashmë njihet si “Dita Europiane pa makina”.Në 22 shtator, ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e një eventi që synon të evidentojë traditën dhe të nxisë të ardhmen, përreth një mjeti të përbashkët miqësor me mjedisin dhe të shëndetshëm, siç është biçikleta. Çdo qytetar që e ka një biçikletë mund të bëhet pjesë e konkursit. Çdo fëmijë që e ka një biçikletë mund të bëhet pjesë e garës” thuhet në njoftimin e Bashkisë.Ja axhenda e aktiviteteve të Bashkisë për “Ditën pa makina”1. “Gara e Vogëlushëve”-Eventi do të zhvillohet nga ora 18.00 - 19.00.• 18-18.30 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve• 18.30-19.00 do të zhvillohen 3 garat e 3 grupmoshave• 19.00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve*Për çdo grupmoshë do të jepen si çmim 2 biçikleta, 1 për djalin dhe 1 për vajzën që mbërrin i/e pari/aFëmijët që do marrin pjesë do të jenë të moshave nga 4 deri 13 vjeç, të ndarë në grupe si më poshtë. Çdo grupmoshë do të garojë si një grup më vete:• Grupi 1 – Mosha 4 - 6 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 14” për një gjatësi prej 630m• Grupi 2 - Mosha 6 – 9 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 18”për një gjatësi prej 1200m• Grupi 3 - Mosha 10 – 13 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 24”për një gjatësi prej 1200mPër mbarëvajtjen e eventit fëmijët duhet të paraqesin një dokument çfarëdo për të vërtetuar moshën.Pikat e grumbullimit për grupet përkatëse do të jenë :• Trotuari para Bashkisë së Tiranës• Lulishtja para Muzeut Kombëtar2. Konkursi “Biçikleta e Tiranës”Eventi do të zhvillohet nga ora 17.00-19.00 përballë Muzeut Kombëtar nën kujdesin e ekipeve të Bashkisë së Tiranës dhe Ecovolis :• 17.00-18.00 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve• 18.00-19.00 do të zhvillohet ekspozimi, dhe vlerësimi nga komisioni Ecovolis + Bashki• 19.00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve sipas kategoriveBiçikleta më e vjetër – CruiserBiçikleta shpejtësie– CourseBiçikleta mali – MTBBiçikleta qyteti – CityVlerësimi i biçikletave do të bëhet mbi bazën e këtyre kritereve:• Cilësia e prodhimit• Mirëmbajtjangazotëruesi• Modifikimet e kryeraShënim: Për kategorinë 1, konkuruesit duhet të paraqesin dhe material vërtetuese për moshën e biçikletës (faturë ose fotografi te vjetra, etj).