Itali, shkatërrohet banda shqiptare e grabitjes së vilave, aktive që në 2010
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2014, 09:02
Itali- Policia italiane shkatërron një bandë shqiptarësh, të specializuar krysisht në grabitje shtëpish dhe vilash.Mësohet se organizata kriminale, me përbërje shtetas shqiptar vepronte në Itali që prej 2010, kryesisht aktive në Veneto.Ndalimi i tyre është bërë nga policia e Venecias, pas bastisjes dhe kontrolleve në dhjetra shtëpi.Tashmë të ndalurit, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, përballen me akuzat për veprat penale grabitje të banesave në bashkëpunim, rrëmbim personash dhe posedim dhe armbëmbajtje pa leje.