Ati i Shenjtë në Qendrën “Betania”: Nuk duhet të na vijë turp nga varfëria
Vizitën e fundit në Shqipëri Pap Françesku i’a rezervoi Qëndrës “Betania” në Bubq të Fushë Krujës, ku janë strehuar 70 fëmijë në nevojë.Në mesazhin e tij para fëmijëve në nevojë, por dhe drejtuesve të Qëndrës së Bamirësisë, Ati i Shenjtë bëri apel për të ndihmuar të vobektit, pasi siç tha ai mirësia nuk është dobësi.“Të shohim se si drita dhe shpresa na ndihmojnë në moment të vështira. Kjo fe cila vepron mbi bamirësinë, përtej malevë të indiferencës dhe hap duart dhe krahët së mirës, bashkë me gjeste të tjera të përvuajtura që ju ofrohen të gjithë fëmijëve që kanë nevojë.Kjo qëndër dëshmon gjithashtu që është e mundur një bashkëjetesë paqësore dhe vëllazërore, që përfshin etnitë e ndryshme dhe besime të ndryshme.Këto diferenca nuk e pengojnë harmoninë, gëzimin dhe paqen. Përkundrazi bëhen një motiv shumë i mirë për një bashkjetesë dhe një mirëkuptim të mirë mes njëri-tjetrit. Çdo komunitet fetar shprehet me dashuri dhe jo me dhunë, nuk ka turp nga e mira që rrit brenda vetes, sepse mirësia jep një vetëdije të qetë, një gëzim të pafundëm.Mirësia nuk është dobësi por forca e vërtetë, e aftë për të hequr dorë nga hakmarrja. Pikërisht kjo frymë na bën të jemi më afër Zotit, na bën të shijojmë ato mometet e vogla të gëzimit dhe të përballojmë prova të mëdha.Jemi krijuar për të matur me pushtet dhe me para. Është rreziku që mund të na vrasë të gjithëve. Vazhdoni me besim tu shërbeni të varfërve, dhe mundohuni që zemrat e tyre ti happen së mirës dhe lumturisë së vertetë dhe të pandryshueshme. Ju lutem të luteni për mua! Ju bekoj”.Ndërkohë Antonieta Vitale e cila drejton Qëndrën “Betania” prej vitit 1990 tha se ajo dhe gjithë stafi kanë bërë bamirësi pa kushtëzime njerëzore.Kurse Mirjami, një djalë i rritur në këtë Qëndër tregoi jetën e tij dhe mirënjohjen ndaj Qëndrës “Betania”.Me këtë ndalesë Papa përmbylli vizitën e tij në Shqipëri, duke i dhënë bekim e mesazhe paqeje kombit shqiptar.