Papa Francesku “Qytetar Nderi” Basha i jep çelësin e Tiranës
Vetëm pak minuta para nisjes së meshës së shenjtë në Sheshin Nënë Tereza, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nderuar Atin e Shenjtë.Kryebashkiaku Basha i dorëzoi Papës titullin Qytetar Nderi të akorduar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e datës 23 korrik të këtij viti. Ky titull iu akordua Atit të Shenjtë me motivacionin:"Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave, në krye të Selisë së Shenjtë si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë."Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Basha i dorëzoi Atit të Shenjtë edhe "Çelësin e Tiranës". 
