Papa batuta me komunitetet fetare: Të ulur si dy skuadra futbolli, por bashkë
Tiranë- Vizita e Papa Françeskut në vendin tonë edhe pse zyrtare nuk ka kaluar pa batuta.Ati i Shenjtë me thjeshtësinë dhe humorin që e karakterizon teksa gjendej në një takim me komunitetet fetare në Shqipëri në Universitetin “ Zonja e Këshillit të Mirë”, i ka “tërhequr” vëmendjen organizatorit për mënyrën e pozicionimit të të pranishmëve.Kjo pasi ndërsa apelonte tek ta për të çuar përpara harmoninë fetare dhe forcuar më tej bashkëpunimin në të mirë të Atdheut, mesazhi i tij stononte teksa përfaqësuesit e besimit katolikë ishin ulur të gjithë përballë atyre jo katolikë dhe për këtë panoramë Papa kishte një krahasim të gjetur:
“Miq të dashur ju ftoj ta mbani dhe të zhvilloni raportet që keni mes komuniteteve fetare këtu në Shqipëri dhe të ndjeheni të bashkuar në shërbim të atdheut tuaj të dashur.Kështu si jeni vendosur duhet sikur është një skuadër futbolli katolikët përballë atyre që nuk janë, por në fakt jeni të gjithë bashkë për të mirën e atdheut. Vazhdoni të jeni shenja për vendin tuaj”tha Ati i Shenjtë duke e shoqëruar këtë moment me buzëqeshje.Papa Françesku i ftoi në fund komunitetet fetare të luten për të.“Tani ju kërkoj një nder, lutuni për mua edhe Ju që nuk jeni kristianë, kam shumë nevojë për lutjet tuaja”.