Rusia: Referendumi skocez i manipuluar, nuk përmbush standardet

Rusi- Referendumi historik i Skocisë për pavarësinë nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare për votime të tilla.Pretendimi ngrihet nga kreu i Institutit Publik Rus të Votimeve, i cili pretendon se procedurat ishin të atilla sa linin shumë vend për manipulim të votave.Igor Borisov pranoi se votimet kanë përmbushur standardet e Mbretërisë së Bashkuar, por ato janë të ndryshme nga rregullat ndërkombëtare.Kritika e pazakontë vjen vetëm pak muaj pasi bashkësia ndërkombëtare nuk njohu rezultatet e referendumit të mbajtur në Krime, gadishullin që kaloi nën administrimin rus duke u shkëputur nga Ukraina.Shtëpia e Bardhë tha se referendumi i marsit u krye nën kërcënimin e dhunës prej ushtrisë ruse, çka ishte kundër ligjeve ndërkombëtare.Por Borisov u kundërpërgjigj duke thënë se shqetësimi kryesor në referendumin skocez ishte pjesa e numërimit të votave, pasi ambjentet nuk ishin të siguruara dhe mundësia për manipulim ishte e madhe."Është e pamundur të thuash se çfarë ndodhi", tha Borisov. "Gjithashtu nuk u mor vesh se nga vinin kutitë me vota".