Mikpritja e Papa Franceskut mes të thjeshtëve e martirëve në Bulevard

Tirane- Vjen momenti i shumëpritur për mijëra shqiptarë që ëndërruan të shohin nga afër Atin e Shenjtë.Papa Francesku përshkoi me makinën papnore , të pambuluar, sheshet dhe bulevardet kryesore në Tiranë, aty ku e prisnin me padurim shqiptarë të të gjitha trojeve amëtare. 7 fëmijë u bekuan nga Papa, një ritual që flet për një Shqipëri me një ardhme të bekuar.Del nga presidenca per te hipur ne makinen Papnore, nëpërmjet së cilës është më afër atyre që e kërkojnë, e në këtë rast ishin shqiptarët, me të cilët Papa Francesku u përshëndet ashtu siç të komandon vetem zemra, me dashuri dhe respektSot, Papa Francesku ishte mes te shenjteve, te thjeshteve, por edhe mes autoriteteve te larta te vendit, ku duket se këta të fundit duke ecur pas tij kërkonin bekimin, jo vetëm për të qenë të sukseshëm në atë që janë të angazhuar, por edhe për të qënë të falur nën shenjtërinë e Papës, Atit të Shenjtë.Sheshi “Nene Tereza” hijeshoi me Atin e Shenjtë dhe adhuruesit e tij. Papa përshkoi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i mbërthyer nga sytë dhe shpirtar e mijëra shqiptarëve , të ardhur nga të gjitha trojet amëtare dhe që sot, kishin dotën e madhe, bekimin e tokës shqiptare.Duke qene një Pape i thjeshtë, qe lehtas takohet dorë më dorë dhe shihet sy me sy, ishte një arsye e forte, pse ndaj tij zgjateshin me mijëra duar.Besimi tek nje e neserme kerkonte me ngulm bekimin e Papes, ndaj dhe shqiptaret renden sot drejt tij.Parakalimi i Papa Franceskut, vazhdoi deri në Sheshin "Skëndërbej", ku më u rikthye sërish përgjatë Bulevardit, për t’u përshendetuar dhe për të mundësuar bekimin e 7 fëmijëve shqiptarë, një mesazh për një ardhme të bekuar të Shqipërisë.Fytyra e tij plot ndjenje miresie, i mjaftonte te gjithe atyre qe e shikonin.Tirana në shenjë respekti i dha çelësin e “shtëpisë”. Një takim të ngrohtë me Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha dhe bashkëshorten e tij.Padyshim që rruga që përshkoi Papa, në të gjithë pjesën ku kishte shqiptarë të vendosur vetëm për ta parë e prekur, do të mbahet mend gjatë.Nese Papa Vojtila u përkul në tokën shqiptare në emër të vuajtjes, Papa Francesku u lut sot në emër të shpresës dhe të ardhmes.Sot dhe përjetë, ne jemi pranë Atit te Shenjte, pasi dheu nga toka shqiptare do të jetë pranë tij, edhe kur ta lere sot Shqipërine, simbolin e bashkëjetesës fetare në botë. [caption id="attachment_383237" align="alignnone" width="640"]Papa Francesku ne Tirane, foto: Armando Babani Papa Francesku ne Tirane, foto: Armando Babani[/caption]