Aleanca Botërore ndaj IS, SHBA: Më shumë se 40 shtete bashkë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë indikacione se edhe shtete të tjera janë të gatshme që të ndërmarrin operacione ushtarake kundër Shtetit islamik në Siri.Lajmin e konfirmoi Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara. Uashingtoni po përpiqet prej kohësh që të ndërtojë një koalicion ushtarak, politik dhe financiar për të mposhtur militantët radikalë që kanë shpallur kalifatin në tokat e pushtuara në Irak dhe Siri.Ambasadorja amerikane, Samanta Pauer, tha: "Më shumë se 40 shtete janë shprehur se do të na mbështesin, më shumë se gjysma përmes Ministrave.Franca na u bashkua në sulmet ushtarake javën e kaluar, sauditët kanë ofruar bazat e tyre ushtarake për trajnimin e opozitës së moderuar siriane dhe Kongresi e ka aprovuar planin e Presidentit për t'i trajnuar dhe armatosur. Nuk po hasim probleme për të marrë përkushtimin e shteteve të tjera".