John Kerry takohet me Laurent Fabius, për terrorizmin dhe Ebolën
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u takua me Ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ku temat kryesore ishin terrorizmi dhe përhapja e virusit vdekjeprurës, Ebola."Kjo është një javë shumë e rëndësishme për Kombet e Bashkuara dhe gjithë botën. Do të punojmë për çështjen në Irak dhe Siri, ku SHBA-ja, Franca dhe shtete të tjera kanë vendosur të ndërhyjnë për të luftuar terrorizmin. Gjithashtu duhet diskutuar edhe për virusin Ebola, pasi është një kërcënim i madh për Afrikën dhe shëndetin tonë", deklaroi Fabius.Ndërkaq, Kerry nuk ngurroi të përgëzonte Presidentin e ri të Afganistanit, Dr. Ashraf Ganin, dhe kundërshtarin e tij politik, Dr. Abdullah Abdullah, për arritjen e marrëveshjes pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në vend."Dua të përgëzoj Dr. Ganin, dhe Dr Abdullah, për veprimin e tyre, për vullnetin që treguan duke vendosur në plan të parë interesat e popullit të Afganistanit. Bashkimi i tyre në një qeveri është një mundësi e madhe për vendin", u shpreh Kerry.