Ndërron jetë aktorja Besa Imami, ka luajtur një sërë rolesh

U zhvilluan sot në Teatrin Kombëtar Homazhet për aktoren Besa Imami. Aktorja e madhe ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare. Ajo lindi më 8 gusht të vitit 1928 në Gjakovë të Kosovës dhe gjatë karrierës së saj ajo interpretoi rreth 100 role në teatër dhe kinematografi.Por kulmin e karrierës, ajo e shënoi me interpretimin e rolit të Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu”. Po ashtu Besa Imami ka luajtur në një sërë filmash të tjerë, si “Balada e Kurbinit”, “Brazdat”, “Ndërgjegja”, “Radiostacioni” etj.Gjatë karrierës së saj, ajo pati mundësi të luante përkrah aktorëve më të njohur si Naim Frashëri, Sandër Prosi, Drita Pelingu apo Marie Logoreci.Roli i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin "Eduart".Ajo gjithashtu ka interpretuar edhe në operën "Kavaleria Rustikane" të Pietro Maskanjit të vënë në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit.Në vitin 1961, kur ishte 33 vetëm vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin "Artiste e Merituar".