Rama:Papa ktheu vëmendjen e botës ndaj nesh, Shqipëria vend europian
Shqipëria ndryshe që Papa Francesku i tregoi botës, sipas Kryeministrit do të hapë një faqe të re në procesin integrues të vendit.Ndërsa foli nga aeroporti i Rinasit, Rama tha se është koha që Europa të kthejë vëmendjen drejt rajonit të Ballkanit e në në mënyrë të veçantë të nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve muslimane.Kryeministri falenderoi gjithë shqiptarët për pritjen që i rezervuan Atit të Shenjtë, ndërsa nuk nguroi që një mesazh të tillë vlerësimi t’ia drejtonte bashkisë së Tiranës dhe Presidentit të RepublikësPër Kryeministrin, kjo ditë tregoi se asgjë e madhe nuk është e pamundur kur shqiptarët punojnë sëbashku.Kryeministri apeloi shqiptarët të çojnë deri në fund porosinë e Atit të Shenjtë për të ruajtur harmoninë fetare si një thesar të paçmueshëm që shumë vende të tjera e kërkojnë si dritën e syrit.Panorama e sotme fetare, çlirim nga steriotipet paragjykueseJam shumë krenar sot për gjithçka kemi arritur të bëjmë të gjithë sëbashku. Shumë krenarë për atë që bënë sot duke dëshmuar me praninë dhe angazhimin e tyre atë që është e përditshmja jonë e panjohur për të tjerët të gjithë përfaqësuesit e klerit shqiptar padallim e posacërisht të gjithë ata që përfaqësojnë besime të ndryshme nga ai katolik, të cilët i dhanë ditës së sotme të gjithë atë pluhur të artë yjesh e cila ishte çudia në çdo ekran dhe sy që zbuloi falë Atit të Shenjtë një Shqipëri thelbësisht të ndryshme nga ajo e sterotipeve që për fat të keq janë mësuar me vite dhe dekada të tëra të na shohin dhe paragjykojnë.S’prova e bashkëjetesës së paqtë fetare në Shqipëri, e cila ka kaluar përmes errësirash prej ferri dhe acaresh shpirtërore të pashoqesh në të kaluarën por që gjendet dhe përvallë kërcënimesh të mëdha, ishte arsyeja themelore që ne dëshiruam me gjithë zemër ardhjen e Papa Franceskut dhe u bënë dhe shtysa e madhe që e sollën Papën në Tiranë në një kohë kaq të shkurtër pas ftesës së marrë gjatë vizitës sime në Vatikan.Vizita e Atit të Shenjtë mesazh për Eropën, Shqipëria jo vend mysliman
Ardhja në Shqipëri e një lideri të përbotshëm shpirtëror, të një flamurtari batëror kundër përjashtimit, kundër paragjykimit dhe dasive mes njerëzve për arsye etnie, race, apo feje dhe mbi të gjitha, pritja e tij sot me kaq dëshirë dhe entuziazëm nga të krishterë dhe myslimanë pa dallim është në vetvete një mrekulli shumë e rrallë në botën që ne jetojmë.Duke qenë pjesë e kësaj mrekullie çdo ditë mbase ne jemi të parët që e kemi më të vështirë se kushdo tjetër për të përceptuar se çfarë thesari kemi në duar dhe çfarë detyrimi kemi të gjithë sëbashku për ta mbrojtur dhe për ta bërë të rrezatojë anembanë në funksion të asaj që është Shqipëria ndryshe. Ky fakt sot ka rëndësi të madhe, më shumë sesa për ne që e kemi fat të jetës sonë, sepse është fakt imponues për këdo nga ne që bota bëhet përdite e më e vogël dhe ajo që ndodh në një ekran larg në formën e një barbarie kundër lirisë së besimit apo transformimit të një besimi në rrugët më të errëta të djallit mund të ndodh kudo dhe poshtë dritares së shtëpisë sonë.Dhe fakti që mes Europës, shqiptarët kanë një vend të vogël ku të gjithë sëbashku synojnë të bëhen pjesë e BE dhe nuk kanë asnjë sherr dhe asnjë dasi mes tyre duke qenë myslimanë dhe të krishterë, fakti se shqiptarët nuk kanë konflikt, a luftë fetare apo etnike me të tjerët edhe aty ku ndajnë me ta tokën dhe qiellin e përbashkët, fakti se shqiptarët myslimanë dhe të krishterë besojnë fort tek e ardhmja e përbashkët europiane. Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend europian qytetarësh me besime të ndryshme mishëron sot një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës fetare, që tërhoqi sot gjithë botën jo thjesht pas vizitës së Papa Françeskut, por përmbajtjes themelore të kësaj vizite që është bashkëjetesa fetare. Që e bën Shqioërinë të jetë shumë e rëndësishme në hartën e rrugëtimit të Papës, por dhe rrugëtimit të vendeve të lira dhe demokratike e paqes dhe solidaritetit me më të dobëtit.Feja dhe kleri pjesë e tharmit që përbashkon dhe jo vatër zjarresh që ndajnëNuk është fare rastësi që rrugëtimi i Papës për të vizituar Europën nis nga Tirana e varfër dhe jo nga Brukseli i pasur. Nis nga Europa që është ende jashtë kornizës së fotografisë së familjes europiane. Nis nga Ballkani Perëndimor këtu ku 100 vjet më parë shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe për 100 vjet luftërat, konfliktet, sherret, përgjakja për arsye fetare, etnike ishte bashkëudhëtar dhe sot ka paqe dhe vullnet për bashkëpunim dhe transformim. Zor të përaftrohet një gjë e tillë në botën e sotme që komplikohet çdo ditë e më shumë, sidomos në këtë aspekt.Por dhe sepse si në asnjë realitet tjetër, feja dhe kleri nuk u vranë, gjymtuan, shkatërruan, dogjën dhe përvëluan si në Shqipëri. Dhe ja ku jemi si askund tjetër, feja dhe kleri janë pjesë e tharmit që përbashkon dhe jo vatër zjarresh që ndajnë. Asgjë nuk mund ta përcaktojë më bukur sesa vetë pamja e liderve të komuniteteve të ndryshem fetare në pritje të Papës, duarshtrëngimet e tyre me Papën dhe shprehja e përbashkët e vullnetit për ta ruajtur si sytë e ballit këtë thesar të madh që është bashkëjetesa mes nesh.Një Shqipëri ndryshe pas Papës, fotot e 40 martirëve zgjedhje e goditurPadyshim që ajo që vjen pas jam i sigurt që do vazhdojë të përcjellë rrezatimet në mbarë botën dhe në gjithë atë pjesë të Europës së madhe që i ka para shqiptarët me skepticizëm, i ka paragjykuar dhe e ka prerë shkurt këndvështrimin për Shqipërinë si një vend të ndryshmish që nuk janë njësoj me të tjerët. Dhe unë jam i bindur që nga sot ne do të shihemi si një vend të ndryshmish, por që ndryshe nga tjetër zotërojmë një thesar.Jam i lumtur që zgjedhja jonë për ta pritur Atin e Shenjtë jo vetëm me të gjallët në tokë, por dhe të gjallët në qiell, 40 martirët e kishës katolike në bulevard, ka qenë një shenjë që ka goditur në shenjë, në zemrën e Atit të Shenjtë që ma shprehu që në sekondën e parë të mbërritjes dhe tani në largim.Historia e atyre martirëve dhe shumë të tjerëve pas tyre është një histori që sot më shumë se kurrë kumbon fort për të zgjuar jo zemra dhe mendje brenda nesh, shumë nga ne nuk e dinin historinë e këtyre 40 njerëzve që janë në procesin e lumturimit dhe më pas drejt shenjtërimit nga kisha e madhe katolike, por kumbon shumë fort përtej kufinjve të Shqipërisë.Kam marrë shumë indikacione dhe jo pak interesim nga gazetarët e huaj ,lidhur me këtë çudi shqiptare, ka qenë terësisht e papritur për të gjithë shfaqja e atyre fytyrave të rëna nga qielli për këtë ditë.Falenderime organizatorëve, Presidentit, Bashkisë e qytetarëveFalenderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë. Sot të gjithë jemi krenarë për këtë ditë si kurorëzimi i një përpjekje të gjatë dhe të mundimshme për ta bërë Shqipërinë të shihet ndryshe, lexohet dhe ndjehet ndryshe. Sigurisht është një përpjekje që vazhdon por më besoni që pas kësaj ditë do jetë më e lehtë. Falenderoj të gjithë ata që ishin të pranishëm sot, shqiptarë dhe të huaj këta të fundit të çuditur se pse Papa zgjedh Shqipërinë si vendin e parë për të vizituar dhe ja pra efektet e menjëhershme të kësaj zgjedhje të fortë dhe këtij mesazhi shumë të qartë për Europën nga Ati i Shenjtë.Falnderoj të gjithë përfaqësuesit e klerit për organizimine kësaj dite, anëtarët e Komitetit të posaçëm shtetëror që kanë bërë një organizim të shkëlqyer, Ministrinë dhe Ministren e Kulturës, Ministrinë e Brendshme, policinë e shtetit, Ministrin dhe Gardën e Republikës e cila dhe pse në rrugën e një transformimi dëshmoi që ishte në lartësinë e detyrës.Një punë e tillë dhe një organizim i tillë i forcave të rendit nëse nuk do kishte gjetur bashkëpunimin e plotë të gjithë qytetarëve të Tiranës që ishin pjesë e organizimit për respektimin e të gjithë rregullave të vendosura.Ka qenë elokuente shprehja e habisë nga gjithë njerëzit e palës së Vatikanit, por dhe nga shumë të tjerë miq të huaj në Shqipëri dhe të huaj që vizituan sot Tiranën që kanë mbetur të befasuar. Kjo befasi në këtë organizim që nuk ka asgjë më pak se organizimet më të mëdha në vende shumë më të organizuara se yni është përcjellë dhe nga mediat e huaja. Falendroj Ministrinë e Jashtme dhe Ministrin për protokollet, dua të falenderoj dhe Presidentin e Repubikës për pritjen pjesë e protokollit të shtetit. Falenderoj të gjithë pa përjashtim, edhe Bashkinë e Tiranës për financimin modest por gjithsesi të rëndësishëm të asaj pjese të organizimit që lidhej me bërjen gati të infrastrukturës, kompanitë që u angazhuan, punëtorët, Rektoratin dhe rektorin e Universitetit të Tiranës.Shqipëria e sotme Shqipëri që ndriçon dhe shihet ndryshe pas një dite të bekuarIshte një ditë që mbyllet me ngazëllim, jemi të gjithë të bashkuar në ndjenjën pozitive të kësaj dite dhe ndjehemi pjesë e një mrekullie që në të përditshmen tonë ne e harrojmë rëndom. Kjo është mrekullia shqiptare e të qënit zotërues e një thesari të madh që të tjerët e kërkojnë si dritën e syve dhe nuk e gjejnë për shkak të gjithë këtyre komplikacioneve. Shqiptarët sot meritojnë të respektohen ende më shumë nga të gjithë pasi kanë dhënë një kontribut të madh për paqen në Ballkan dhe jo të paragjykohen si vend mysliman. Shqipëria e sotme është një Shqipëri që ndriçon dhe shihet ndryshe në këtë natë të bekuar pas një dite të bekuar.