Përgjimi që rrëzon alibinë e Putin, telefonata: Rusia për luftë në Ukrainë

Vladimir Putin pretendon se Rusia nuk ka luftuar në Ukrainë, por një dokument i bërë publik nga një politikan i opozitës ka vënë në dukje se rreth 80 ushtarë rusë kanë humbur jetë gjatë luftimeve në lindje të Ukrainës.Lev Shlosberg, i cili përveç se opozitar i madh i Putinit është edhe botues gazete, ka zbardhur biseda telefonike ku dy pjesëtarë të një skuadre elitare të trupave ruse kanë folur për një betejë brutale në Luhansk, një qytet në lindje të Ukrainës.Një ushtar thotë: "Jemi duke ecur rrugëve duke krkuar për këto dreq ukrainasish. Do të na kishin vrarë po të na zbulonin. Më pas mbërritëm në një fushë me lule, të cilën ata e bombarduan dhe e shkatërruan".Ushtari, i cili në fakt u plagos gjatë atij sulmi, pretendon në telefonatat e kryera se aty mbetën të vrarë 80 të tjerë dhe vetëm 10 vetë shpëtuan gjallë. Ai po i tregonte ngjarjen e tmerrshme një ushtari tjetër, përmes telefonit nga spitali ku ishte shtruar.Dhe kur bashkëbiseduesi e pyet nëse e dinte para se të nisej se do të kishte luftime, ai i përgjigjet se gruas i kishte thënë që po shkonte në luftë.Por shton: "Nuk na thonë asgjë, na thonë vetëm se po shkojmë për stërvitje".Zyrtarët ukrainas raportuan në gusht për një përplasje me trupat ruse dhe pavarësisht se Putini e mohon ngjarjen, muajin e kaluar ai nderoi me një prej medaljeve më të larta në ushtrisë ruse divisionin në fjalë.