Vatikani nuk do të njohë Kosovën, Lombardi: Udhëtim pastoral i Papës, jo politik
Tiranë - Pavarësisht se Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë si derën hyrëse për në Europë, Vatikani nuk po planifikon që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Qëndrimin e prerë dhe të pandryshueshëm, të paktën së shpejti, e ka bërë në qartë nga Tirana, Zëdhënësi i Selisë së Shenjë At Françesco Lombardi.Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Lombardi tha se vizita e Papës në Shqipëri ka një karakter pastoral dhe jo diplomatik, duke mbyllur kështu çdo dritare të afrimin me shtetin e ri në Ballkan."Ky është një udhëtim pastoral i Papës në Shqipëri. Nuk ka asnjë qëllim të karakterit politik apo diplomatik, përtej natyrës së këtij udhëtimi” – theksoi Lombardi.Por ndërsa Vatikani nuk i dha një lajm të mirë Kosovës, At Lombardi zbuloi mesazhin e Papa Françeskut për Shqipërinë, në librin e përshtypjeve në presidencë ku ka shkruar: “Popullit fisnik shqiptar, me respekt e admirim, për dëshminë dhe vëllazërimin e tij, duke çuar para vendin”.