Papa dhuron Mesharin, Nishani - portretin në argjend të Papa Klementit shqiptar

Tiranë – Një portret në argjend i Papa Klementit të 11-ë me origjinë shqiptare dhe një Meshar i vitit 1555 – këto janë dhuratat që dy Presidentët e shteteve, Shqipërisë dhe Vatikanit, kanë shkëmbyer me njeri -tjetrin sot në Tiranë.Ka qënë Zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi, i cili i rrëfeu si një kuriozitet i bukur, detajet e takimit që Papa ka pasur sot në Tiranë me kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani.“Dhurata që Papa i ka bërë Presidentit Nishani, - tha ai, - është Meshari i 1555-ë, teksti i parë, thonë, i shtypur në gjuhën shqipe, që është një kopje unike e Vatikanit. Një kopje e tij është bërë me qëllimin për t’ia dhënë si homazh, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.Kurse, nga ana e Presidentit shqiptar, Atit të Shenjtë i është dhuruar një portret në argjend i Papa Klementit të 11-ë, një papë tjetër i kujtuar në diskutimet tek Presidenti, i familjes Albani, pra, që ishte me origjinë shqiptare. Ishte një kuadër shumë i bukur në argjend,” ka vlerësuar Zëdhënësi i Vatikanit.ar.sh/Oranews.tv