Vatikani: Papa bekoi dhe myslimanët, u prit me nderim nga Presidenti mysliman
Tiranë – Emocionet dhe nderimi i Presidentit Bujar Nishani, një president mysliman ndaj Papa Françeskut dhe veçanërisht, dëshira e mijëra myslimanëve për të marrë bekimin e Atit të Shenjtë në sheshin "Nënë Tereza", kanë lënë një përshtypje tepër të thellë tek Papa vetë dhe delegacioni i tij nga Vatikani.Përshtypjet dhe vlerësimin e jashtëzakonshëm për këtë pritje, në veçanti nga qytetarë të besimit mysliman, e ka dhënë menjëherë pas Meshës, At Federico Lombardi, Zëdhënësi i Vatikanit. Ja sesi u shpreh ai:“Presidenti ishte shumë i emocionuar në këtë takim dhe i shprehte mirënjohjen Papës për vizitën e tij dhe rëndësinë që ka ajo për popullin shqiptar. Ai tha se harmonia e besimeve kontributon për forcimin e demokracisë. Pastaj, Presidenti ka kujtuar momentet e historisë, marrëdhënit e Shqipërisë me Vatikanin. Ai, edhe si mysliman ka manifestuar rëndësinë dhe dëshirën që prania e Papës të jetë një bekim për të gjithë vendin për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Shoh që tema e bekimit, që është shumë e rëndësishme, i kapërcen kufijtë ndërmjet besimeve.Një kolege shqiptare po më thoshte se në gjatë Meshës, në Asamblenë e Madhe, qenë të pranishëm shumë shqiptarë dhe aty është shpjeguar se si ndodh në këto raste, si jepet kungimi, që është sakrament vetëm për të krishterët, katolikët, por, myslimanët që e kishin kuptuar shumë mire, dëshironin të merrnin bekimin. Pra, edhe në këto raste ku s’mund të bëhej pjesëmarrja në sakrament, mund të merret bekimi, në rastin konkret,bekimi i Papës, që i ka pëlqyer në mënyrë të veçantë të gjithëve.”Po ashtu, At Lombardi, në vlerësimet e tij për Presidentin e Shqipërisë, ka treguar atë frazën e veçantë që ka spikatur në fjalimin e tij dhe ka lënë mbresa:“Ishte dhe një frazë që “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, një frazë e vendosur në fjalimin e Presidentit, një shprehje e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Pra, Presidenti i thënëje dy herë i mirëseardhur, si mik dhe si njeri i Zotit.”ar.sh/Oranews.tv