Gazetarët e huaj të befasuar: Jemi të habitur pozitivisht nga Shqipëria

Nga vendi i mbajtjes së Kongreseve të Partisë Komuniste sot Pallati i Koncerteve është transformuar në një qendër të pritjes së mediave të huaja.Rreth 500 gazetarë të huaj kanë raportuar për vizitën e Papa Françeskut në shumë vende të botës.Por cilat janë përshtypjet e tyre për Shqipërinë dhe shqiptarët?Ndryshimet e viteve të fundit si dhe bashkëjetesa që mbizotëron midis feve.Ja çfarë thonë disa prej gazetarëve:Iskra Koroveshkobsa, një gazetare që kishte ardhur nga Maqedonia për të raportuar vizitën e Papës shprehet se është shumë e veçantë që njerëz të feve të ndryshme rrinë bashkë në shesh për të pritur Atin e Shenjtë.“Ardhja e Papës është një moment historik, pasi në një vend ka njerëz të feve të ndryshme dhe ata rrinë bashkë pa anjë problem apo mosmarrëveshje. Barrierat midis myslimanëve e të krishterëve nuk ekzistojnë”.Një impresion ky i ndarë edhe prej gazetarëve Eusebio val Mitjavia nga gazeta “La Vanguardia de Barcelona” nga Spanja, Bruno Rigi i RAI-t nga Italia dhe gazetarja amerikane që udhëton gjithandej me Papën.“Të gjithë, myslimanë, të krishterë, ishin të lumtur për vizitën e Papa Françeskos në Shqipëri. Të gjithë e kanë mirëpritur vizitën e tij. Është diçka pozitive për këtë vend”shprehet Mitjavia.“Pritja e Papës ishte shumë miqësore e bukur dhe me njerëz të qeshur .Të gjithë ishin bashkë pavarësisht bindjeve”theksoi gazetarja amerikane.“Besoj se vizita e Papës do të japë një kontribut të madh këtij vendi dhe do të vendos dialog mes besimeve fetare për të garantuar nje të ardhme më pozitive, me me shunmë siguri për të gjithë” theksoi Rigi.Në studiot e improvizuara gazetarë të ardhur nga shumë vende të botës vlerësuan zhvillimin e vendit tonë duke premtuar se do të rikthehen përsëri për të shfrytëzuar bukuritë natyrore.Ndërkohë që nuk ka mbetur pa u vënë re edhe mikpritja e shqiptarëve për Papën, një vlerë kjo e njohur ndër shekuj.“Hera e dytë që vij në Shqipëri dhe ajo që vë re është një zhvillim i vrullshëm vitet e fundit.Shqiptarët janë më të lirë për të thënë atë çfarë mendojnë” tha Koroveshkobsa.“Është një vend që po ndryshon në mënyrë të vrullshme. Është një shtet i ri, që do të marrë në dorë të ardhmen e vendit. Mikpritja ishte shumë e mirë. Papa Françesko është mikpritur shumë mirë, nga çdo vend i botës ku ka udhëtuar."Në Shqipëri kemi parë shumë njerëz, qe kanë udhëtuar për të qënë këtu. Madje shumë prej tyre janë mbledhur që nga mbrëmja e djeshme për të parë meshën. Duket që ka një ndjesi pozitive. Jo më kot, Papa Françesko zgjodhi Shqipërinë si model për shtetet e tjera” tha Rigi.“Shqipëria më ka habitur, pozitivisht. Të paktën Tirana, që është shumë moderne, shumë jetë në rrugë, shumë biznese. Më duket një shtet që ka ndryshuar shumë këto 20 vite, sepse unë po mendoja për një Shqipëri në kohët e diktaturës. Është hera e parë, por nuk do të jetë e fundit. Do të kthehem në Shqipëri, për të vizituar plazhin, malet. Është nje vend që duhet vizituar” u shpreh gazetari spanjoll Mitjavia.“Unë vij nga Amerika dhe me aq sa arrita të shoh, Shqipëria është e bukur.Ngjan me Italinë përsa i përket terrenit apo shtëpive.Është bukur dhe më vjen keq që po rri kaq pak” tha gazetarja amerikane.Sot, Shqipëria është përqëndruar në sytë e të gjithë botës kjo edhe falë pasqyrimit mediatik minutë pas minute të vizitës së Papa Françeskut.